SPORT

Manchester City fiton dhe shton presionin ndaj Arsenalit

Manchester City ka shënuar fitore 3-1 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier, duke iu afruar në vetëm tri pikë Arsenalit që udhëheq renditjen, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Goli i parë u shënua pas vetëm katër minutash lojë, kur Riyad Mahrez asistoi te Rodri.

Në minutën e 39-të, Erling Haaland asistoi te Ilkay Gundogan, që realizoi për 2-0.

Për 3-0 u përkujdes Mahrez (45+1’), që realizoi nga penalltia, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutën e dytë, Citizens ishin sërish më të mirë, por që nuk ia dolën të shënonin më gola, për më tepër ata pranuan.

Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Ollie Watkins u asistua prej Doulas Luiz, që realizoi për 3-1.

Related posts

Xhoxhaj e Avdimetaj fitojnë me nokaut

admin

Sneijder tek Ajax? – Kreu

admin

Gruaja e futbollisti rumun shet foto nudo: Tani është modë, nuk është gabim dhe burri nuk më xhelozon

admin

Leave a Comment