Puna e Policisë komunale dhe inspektoratit është e bazuar në ligj dhe nuk implikohet në lëvizjet politike, por, hedh poshtë çdo spekulim për korrektësinë e saj dhe punën e ndershme që bën.
Policia komunale dhe Inspektorati i komunës së Tuzit, është korrekte dhe vepron mbi bazë të ligjit, pa preferenca politike e as ndikimeve politike.
Postimi i plotë:
Një periudh të gjatë kohore me qëllim të luftës se tyre politike,”Pokreti” ose sic e quajnë veten “Lëvizja per Tuzin”,me sulme të ndryshme dhe të pavërteta,po tenton që Shërbimin e policisë komunale dhe inspekcionit komunal ta paraqes në kontekstin politik.
Se punen tonë e punojmë në mënyre profesionale me njerëzi dhe ndershmëri,për shkak të opinionit publik dëshirojmë që me fakte ti argumentojmë të pavërtetat e “pokretit”e që për qëllim kanë përfitimin e poenave politik me publikime te rrejshme. Përkatësisht, kur policia komunale ka kryer mbikëqyrje komunale të parkimit të paligjshëm të automjeteve dhe zënies së hapësirës publike në Tuz, në momentin e kontrollit në ora 9:45 në rrugën numër 12 në vendin ku ka qenë i parkuar politikani “në tentativ” Bećović ishin tri automjete te parkuara në mënyrë të paligjshme dhe në të gjitha automjetet janë lënë njoftime për kohën dhe vendin e marrjes së urdhërave për kundërvajtje, gjë që do ta argumentojmë me fotografi.
Kandidati që dëshiron të përfaqësojë popullin, ka zënë një zonë publike me automjetin e tij dhe ka bllokuar për disa orë qarkullimin në qendër të Tuzit, duke rrezikuar kështu sigurinë e përdoruesve të tjerë të rruges. Pas disa orësh bllokadë, ai ka gjetur edhe disa automjete të tjera të parkuara qe kanë ardhur ndërkoh e të cilët kur e kanë parë qytetarin “e nderuar” Becoviç duke parkuar automjetin e tij në një vend ku është e ndaluar ndalimi dhe parkimi i automjeteve me siguri kanë thënë se këtë të drejtë e kemi edhe ne.
Sinqerisht, ai fenomen nuk ka asnjë rëndësi për ne si Shërbim dhe as nuk na intereson, perveç si kolateral i urrejtjes së tyre ndaj komunës dhe Malësisë. Shërbimi i policisë komunale dhe inspekcionit komunal do të vazhdojë të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale në përputhje me kompetencat e saj, pavarësisht se kush është dhe automjeti i kujt është.