BOTA

Një foshnje shpëtohet pas 108 orësh

Një foshnjë u shpëtua në provincën Hatay të Turqisë 108 orë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, sipas ministrit turk të Shëndetësisë Fahrettin Koca të dielën.

Raportohet se foshnja është dy muajsh.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në 33,181.

Zyrtarët thonë se janë lëshuar 113 urdhërarreste në lidhje me ndërtimin e godinave që u shembën në tërmetin e së hënës në Turqi.

Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 vetë në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit, raporton CNN.

Banner

Related posts

Zv/presidentja e SHBA-së, Harris: Armëpushim urgjent në Gaza për shkak të vuajtjeve të mëdha

Gjyla Halili

Presidentja e Moldavisë akuzon Rusinë për grusht shteti

admin

Egjipti ndalon koncertin e piramidës të reperit amerikan Travis Scott në ‘prej ritualeve të çuditshme’ që praktikon (fotot)

admin

Leave a Comment