SPORT

Vëllaznimi emëron edhe trajnerin e ri

 Pasi u zgjodh kryesia e re, skuadra e Vëllaznimit e ka emëruar edhe trajnerin e ri. Kjo detyrë i është besuar Arsim Gojani, i cili  është rikthyer sërish për t’i drejtuar kuqezinjtë, ndërsa atij do t’i asistojnë Kreshnik Komoni dhe Valbon Latifi.

“Kuqezinjtë” njoftuan gjithashtu se në ditët në vijim do të njoftojnë edhe për futbollistët që do të jenë pjesë e klubit.

“KF Vëllaznimi ka nënshkruar kontratën me kryetrajnerin e mirënjohur Arsim Gojani së bashku me ndihmëstrajnerët Kreshnik Komoni dhe Valbon Latifi. Në ditët në vijim do të ju njoftojmë për futbollistët të cilët do të jenë pjesë e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit gjakovar.

Banner

Related posts

Dhurata rikthehet në Dritë – Kreu

admin

“Deri 1 000 euro bileta zyrtare, ja data kur nis shitja”, çfarë ndodh nëse Shqipëria ia del mbanë për Euro 2024

admin

Luiza Gega nuk i vendos vetes limite, rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

admin

Leave a Comment