SPORT

Lakers fiton ndaj kampionit – SHQIP.com

LA Lakers ka shënuar fitore ndaj skuadrës kampione,  Golden State me rezultat 109-103. Një ndeshje me shumë rivalitet, ku në radhët e të dyja ekipeve munguan kapitenët: Stephen Curry e LeBron James. Dennis Schroeder me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për Lakers, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Jordan Poole për kampionët.

Sacramento mundi 133-128 pas kohës shtesë Dallasin. Irving e Donqiq realizuan së bashku 55 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për vendasit u dallua Fox me 36 pikë. Fitore të vështirë në udhëtim korri Philadelphia, që mundi 101-98 Brooklyn, sfidë ku Embiid realizoi 37 pikë e Harden 29.

Rikthehet te fitorja Denver, që mundi 119-105 Charlotte. Fiton edhe Cleveland, që falë 29 pikëve e 10 kërcimeve të Mitchell mundi 97-89 Chicagon, ndërsa Miami mposhti 107-103 Orlando, ndeshje ku u dallua Herro me 23 pikë.

Rezultatet:
Brooklyn – Philadelphia 98-101
Charlotte – Denver 105-119
Orlando – Miami 103-107
Washington – Indiana 127-113
Atlanta – San Antonio 125-106
New York – Utah Jazz 126-120
Cleveland – Chicago 97-89
Golden State – Lakers103-109
Sacramento – Dallas 133-128

Related posts

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi më i miri i xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë

admin

Shqipëria mposht 2 me 0 Poloninë në “Air Albania”, renditet në vendin e parë në Grupin E

admin

Ancelotti nuk dëshiron të flet për yllin e Dortmund

admin

Leave a Comment