BOTA

Mijëra gra shtatëzëna ruse shkojnë të lindin në Argjentinë

Mbi 5 mijë gra shtatëzëna ruse kanë shkuar në Argjentinë në muajt e fundit, përfshirë 33 tjera në një fluturim të enjten, thonë zyrtarët.

Gratë që kishin arritur ishin në javët e fundit të shtatëzanisë, sipas agjencisë kombëtare të migrimit. Besohet se ato donë që foshnjet e tyre të lindin në Argjentinë që të marrin nënshtetësinë e vendit.

Numri i tyre është rritur së fundi, për çka mediat lokale sugjerojnë se është rezultat i luftës në Ukrainë.

Nga 33 gratë që arritën në kryeqytetin argjentinas me një fluturim të enjten, tre prej tyre u arrestuan për shkak të “problemeve me dokumentacionin e tyre”, duke u bashkuar me tre të tjera që arritën një ditë më parë, tha për gazetën ‘La Nacion’, drejtoresha e agjencisë së migracioni,  Florencia Carignano.

Ajo tha se gratë ruse donin që fëmijët e tyre të kishin nënshtetësi argjentinase, sepse kjo u jepte më shumë liri sesa një pasaportë ruse.

“Problemi është se ata vijnë në Argjentinë, regjistrojnë fëmijët e tyre si argjentinas dhe largohen. Pasaporta jonë është shumë e sigurt në të gjithë botën. Ajo lejon [mbajtësit e pasaportës] të hyjnë pa viza në 171 vende”, tha zonja Carignano.

Të kesh një fëmijë argjentinas gjithashtu përshpejton procesin e nënshtetësisë për prindërit. Siç qëndron tash, rusët mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 87 vende.

Avokati i tre grave që u ndaluan të enjten tha se ato janë duke u “burgosur në mënyrë të rreme”, pasi mbahen nën dyshimin se janë “turiste false”. Ky është një term “i cili nuk ekziston në legjislacionin tonë”, tha Christian Rubilar.

“Këtyre grave që nuk kanë kryer krime, që nuk kanë shkelur asnjë ligj migracioni, po u hiqet liria ilegalisht”, shtoi ai.

Paketat variojnë nga “klasa ekonomike”, duke filluar nga 5,000 dollarë, në “klasin e parë”, duke filluar nga 15,000 dollarë, shkruan BBC.

Faqja e internetit thotë se themeluesi i saj ka lehtësuar turizmin e lindjes dhe ka ofruar mbështetje për migracionin që nga viti 2015 dhe kompania thotë se është “100% argjentinase”.

Related posts

Britania shënon ditën më të nxehtë të vitit deri më tani

admin

Pas Blinken, Zelensky mirëpret kryeministren daneze në Kiev! Në fokus paketa e ndihmës me avionët luftarakë F-16

admin

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet agjenda! Kuvendi seancë të posaçme të martën

admin

Leave a Comment