AKTUALE

Ky është drejtor i ardhshëm i Klinikës për kirurgji të fëmijëve?!

Klinika për kirurgji të fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup për herë të parë në histori mund të udhëhiqet nga një shqiptar.

Kirurgu i njohur dr.Jetmir Ziberi nga Tetova që ka shpëtuar me mijëra fëmijë është kandidati i mundshëm që të jetë drejtori i ri i Klinikës për kirurgji të fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup të Maqedonisë.
Nëse emrohet dr.Ziberi në këtë post, pasi të formohet Qeveria e re brenda 20 ditëve të ardhshme, ky do jetë suksesi historik që të menaxhohet për herë të parë kjo Klinikë nga një shqiptar, në këtë rast nga mjeku Ziberi.

Ndryshe, dr.Jetmir Ziberi ka një përvojë mbi 15 vite si kirurgë i specializuar për sëmundjet kirurgjikale të fëmijëve deri në moshën 14 vjece.

Dr.Ziberi deri tani ka arritur të bëj mbi 6000 operacione të suksesshme dhe intervenime tjera kirurgjike.

Përvoja e tij profesionale në disa shtete të Evropës e rradhit ndër kirurgët lider në Maqedoni për sëmundjet më të komplikuara kirugjike të fëmijëve, ndërsa shumica e familjeve shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova flasin me respekt dhe fjalë mirënjohjeje të madhe për shërimin dhe trajtimin e fëmijëve të tyre nga ana e kirurgut, Jetmir Ziberit.

Related posts

E pabesueshme: Asnjë anëtar i “Grupit të Zjarrit” nuk i gëzohet rejtingut të Ali Ahmetit dhe BDI-së

admin

Misovski, Zajkova dhe Iljaz mund të bëhen pjesë e shumicës?

Gjyla Halili

Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Gjyla Halili

Leave a Comment