SHQIPËRI

Berisha akuzonte Metën për vrasje/ Dy qëndrimet kontradiktore të Berishës për aleatin e tij kryesor

Në protestën e opozitës në krye janë dy personazhet kryesore Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Marrdhënia mes tyre ka qenë e trazuar, gati një dashuri – urretje. Të dy janë përplasur ashpër me akuza të rënda por edhe kanë bërë aleanca. Një ditë para protestës, Berisha fliste për agjentin e FBI duke akuzuar Ramën, sipas Berishës kryeministri ka nxitur Tom Doshin që të akuzonte Metën për komplot për vrasje dhe se ishte qeveria ajo që organizoi takimin me agjentët e FBI.

10.2.2023

Berisha:  Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto. 

Kryekëput ndryshe nga qëndrimet dhe deklarata e Berishës në vitin 2015 kur Tom Doshi denoncoi atë që u quajt plan për ta vrarë. Në atë kohë Sali Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte porositur vrasje. Të dy u përplasen ashpër në seancën e kuvendit të datës 5 mars të vitit 2015. Le ta risjellim.

5.3.2015

Sali Berisha: Të kam denoncuar në Parlament…

Ilir Meta: E nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie. Ky mezi po priste të ndodhte vrasja brenda maxhorancës.

Sali Berisha: Logjikë njerëzore mbi tokë, përveç logjikës së Ilir Metës, këtë nuk mund ta pranonte askush tjetër, përveç logjikës së atij që do të kapet pas çdo fije bari. Sot në botë nuk ka kryetar Parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë, nga një deputet i maxhorancës.

Ilir Meta: Nga cili deputet?

Sali Berisha: Nga deputeti Tom Doshi

Ilir Meta: Është miku juaj prej disa muajsh…

Sali Berisha: Vetëm sa fakton shkallën e krimit, sepse mor i mjerë…!

Ilir Meta: Kush është i mjerë?

Sali Berisha: Ai që mendon që mund të shesë Doshin, si njeri të Sali Berishës. Tom Doshi është njeriu më i sulmuar nga Sali Berisha, bashkë me Koço Kokëdhimën. Ajo qe opozita kërkon me ngulm dhe e ka kërkesë të panegociueshme është dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për t’i hapur rrugë, siç thotë, mundësisë së një hetimi të papenguar nga pushteti.

Sali Berisha: Hapni rrugën e hetimit! Jep dorëheqjen nga Parlamenti! Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në postin që je. Je kokë e qelbur! Jep dorëheqjen!

Ilir Meta: Mos ulërit, doktor, të lutem! Jepjani ilaçet doktorit, sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit! Përgjigjja ime për sa thua doktor është kjo: Unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Mos u bëj pjesë e ‘puçit të pularisë’ me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksioner. Po ta bëj këtë gjë në mënyrën më miqësore, për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin…

Ilir Meta: Ulu tani doktor, se nuk ke moshë për të ngrohur vezët e krimit! Ti je njeri serioz…Ti të jesh i bindur se do të përfundosh anëtar i partisë së Tomës. Toma e ka gabim që të hapë parti të re, se gati e ka partinë Toma…

Sali Berisha: Këto janë përpëlitjet e atij që mbytet, por ti s’mund të mbysësh vendin për veten tënde!

Ilir Meta: Për Zenin dhe për Dritan Priftin e kam dhënë njëherë dorëheqjen. Se të kërcënon ty Dritani, me videot e Zenit dhe bashkë me Tomën kjo është çështje tjetër nuk është çështja ime

Sali Berisha: Unë u them shqiptarëve, që ky (Meta) është e zeza e vendit.

Sali Berisha: Ngjarjet nuk zbardhen me ty kryetar parlamenti. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë…

Ilir Meta: E dhashë prej Shkëlzenit dorëheqjen, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit dhe më the: ‘shiko cfarë më ka bërë ky budallai!’ Vazhdo merr mendjen e Shkëlzenit akoma, çfarë të bëj unë?

Sali Berisha: Me këto gjëra që thua vetëm e zhyt veten më thellë. Ne kurrë s’do të pranojmë që Parlamentin ta udhëheqë një njeri i akuzuar për dy vrasje.

Që të dy kanë akuzuar njëri tjetrin për vrasje, korrupsion dhe krime. Të gjitha u harruan për hir të pushtetit dhe imunitetit nga pushteti. Sot ata dolën në protestë kundër pengesës kryesore që i ndalon të rikthehen si dikur të paprekshëm

 


Top Channel

Related posts

Vendimi i ndikuar politikisht/ Alibeaj: Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike

admin

Mbledhje e përbashkët e qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë më 27 shkurt

admin

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

admin

Leave a Comment