BOTA

Vdes lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore, Hans Modrow

Hans Modrow, që ka shërbyer si lideri i fundit komunist i Gjermanisë Lindore gjatë një mandati të trazuar që përfundoi me zgjedhjet e para dhe të vetme të lira të vendit, ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Partia e Majtë njoftoi përmes Twitterit se Modrow vdiq në orët e para të së shtunës. Modrow mori udhëheqjen e Gjermanisë Lindore pak kohë pas rënies së Murit të Berlinit dhe më vonë ftoi në Qeveri forcat opozitare. Megjithatë, ai nuk mundi të ngadalësonte momentumin për ribashkimin e Gjermanisë.

I gjithë kursi paqësor i vendosjes së unitetit gjerman ishte pikërisht arritja e tij e veçantë”, shkroi kjo parti në Twitter. “Kjo do të mbetet trashëgimia e tij politike”.

Gjatë 16 vjetëve si shef komunist i partisë në Dresden, duke nisur nga viti 1973, Modrow krijoi një reputacion si figurë antiestablishment. Ai refuzoi të merrte përfitimet e partisë dhe jetoi në një banesë normale.

Më 1989 – disa ditë pasi ra Muri i Berlinit – u bë kryeministër.

Lideri i atëhershëm i linjës së ashpër, Egon Krenz, që udhëhiqte partinë në pushtet, Politburo, u dorëhoq në dhjetor dhe Modrow u shndërrua në figurën kryesore politike të Gjermanisë Lindore. Një muaj më pas, ai u pajtua që të ndante pushtetin me opozitën dhe në Gjermaninë Lindore u mbajtën zgjedhjet e para të lira, mes trazirave shoqërore.

Pavarësisht protestave pro-demokracisë, komunistët fillimisht kishin kundërshtuar negociatat për ribashkim. Megjithatë, në shkurt të vitit 1990, Modrow bëri thirrje për bisedime me Gjermaninë Perëndimore drejt “unitetit të atdheut” që do të çonin drejt një shteti të përbashkët, të qeverisur nga një Parlament i përbashkët në Berlin.

Partia e Modrow doli e treta në zgjedhjet e para të lira në Gjermaninë Lindore. Ai u bë anëtar i Parlamentit të përbashkët dhe ishte deputet deri më 1994. Nga viti 1999 deri më 2004, ai ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian. /REL

Related posts

BE-ja bllokon marrëveshjen e emigrantëve: Jo kthim nga La Manshi në Francë!

admin

Ministri përfshin dhe ‘prindërit e demonstruesve’ në dënimet për trazirat në Francë (fotot)

admin

Nga vapa në përvëlim! Përkeqësim i situatës në Itali e Greqi, zjarre në Spanjë

admin

Leave a Comment