Çaush Berisha urime ditëlindjen miku im i nderuar, Ti për mua je shqiptar i jashtëzakonshëm!
Njerizit sikur Ti, mendoj janë të rrallë, jam i bindur në këtë që them!
Unë e kam një fakt të madh, që më bënë të të nderoj shumë e të mos e harroj kurrë!
I nderuar Çaush Berisha, më kujtohet kur erdha në zyren Tënde në cilësinë e Kryetarit të Klubit Politik “Afrim Zhitia” dhe ta dorëzova kërkesën e klubit për marrjen e lejës për shfrytëzim të Sallës së Kuqe në Pallat të Rinisë në Prishtinë për festimin e ditëlindjes së -të të Enver Hoxhës!
Ti, pasi e lexove letrën e mbulove fytyrën me duar dhe unë me shpejtësi të thash se na kanë thënë se salla e ka çmimin 300 euro!
Ti i hoqe duart nga fytyra dhe ne atëherë të shikuam se Ti kishe shpërthyer në lot dhe ne nuk folem më asnje fjalë!
Jo more djem jo, për Enver Hoxhën salla nuk paguhet me euro, sepse kjo sallë do të mbetet e nderuar përgjithmonë që brenda saj shënohet në mënyrë festive vjetori i ditëlindjes së shqiptarit më të madh të planetit njerezor!
Dolëm të lumtur, aq sa nuk fluturonim nga gëzimi!
Gëzimi ishte jo vetëm i sigurimit të sallës por edhe i faktit se mirësjellja e mikëpritja, qëndrimi i Çaushit ishte plot emocion, me shumë dashuri, me vendosmëri ekstreme dhe të çilter shqiptare!
Qëndrim tipik dhe epik i drenicakut të panënshtruar!
Më vonë pas përfundimit të Akademisë Politike të fesitmit jubilar, më tregoi se kishte pasur shumë sulme, shumë kërcënime, shumë shantazhe e shumë kërkesa që ta anulonte dhënjen e lejes së Sallës së Kuqe, që të mos mbahej evemimenti i shekullit dhe ne të mbeteshim jashtë ose të përfundonim nëpër salla dasmash e ahengjesh, ku nuk do të kishte nderim institucional e shteteror, dhe pa jehonë kombëtare!
Ky është shqiptari Çaush Berisha të cilit unë nga zemra ia uroj, që ta ndalë orën e jetës së Tij, dhe atëherë kur ta shkelë -shën, aq sa i ka festuar Enver Hoxhës, në Sallë të Kuqe në mes të Prishtinës!
Ia tregova tërë ngjarjen Ilirit, djalit të Enver Hoxhës, dhe Iliri kur erdhi në Prishtinë, i shkuam Çaushit në zyre ne Pallat dhe pimë kafe në shenjë respekti e nderimi për aktin e madh dhe qëndrimin e palëkundur e burrërorë përballë presioneve!
Gëzuar Çaush, se Ti vërtetë je ÇAUSH, me plot kuptimin e fjalës!
Shendet e jetë të lumtur!
Me shumë respekt Ismet Sylejmani
Prishtinë 10 Shkurt 2023