SPORT

Federata Braziliane e Futbollit tregon nëse është arritur marrëveshja me Ancelottin

Të premten, gjatë ditës, u përhap lajmi se trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka arritur marrëveshje dhe do ta drejtojë Kombëtaren e Brazilit.

Një lajm të tillë, së paku përkohësisht e ka demantuar Federata Braziliane e Futbollit. Trajneri italian ndodhet nën kontratë me Real Madrid.

Përpara finales së Botërorit për Klube ndaj Al Hilal (11 shkurt), Ancelotti u përgjigj: “Nuk e di nga doli ky lajm. Situata ime është mjaft e qartë, unë kam një kontratë me Realin deri në vitin 2024”.

Shtypi brazilian ishte i bindur se Ancelotti do të bëhej trajneri i ri i pesë herë kampionëve të botës. Së fundmi ka reaguar edhe Federata latine, duke mohuar zërat e akordit.

“CBF deklaron se lajmi i publikuar të premten se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i Brazilit, është i pavërtetë dhe i pabazuar.

Puna për gjetjen e trajnerit të ri vazhdon. Vendimi final do të komunikohet në kohën e duhur”, lexohet në komunikatën zyrtare.

Banner

Related posts

Juventus shënon fitore të rëndësishme përballë Fiorentinës

admin

Çfarë thotë Morgan për Ronaldon?

admin

Grasshopper ka shpreh interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër

admin

Leave a Comment