SPORT

Ancelotti e ka pranuar detyrën e re

Me shumë mundësi, Carlo Ancelotti do të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit. Sipas gazetarit të njohur brazilian Bruno Vicari, trajneri i Real Madridit dyshohet se tashmë ka informuar disa nga skuadra e tij spanjolle se ai po largohet dhe se do të marrë drejtimin e Kombëtares braziliane në fund të sezonit.

Sipas “ESPN”, as Brazili dhe as Ancelotti nuk do ta bëjnë zyrtarisht lajmin, pasi trajneri ka ende një kontratë me klubin spanjoll deri në qershor 2024 dhe se ai nuk ka firmosur ndonjë parakontratë.

Megjithatë, ata pretendojnë se ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare në verë, por kushtet personale janë ende duke u finalizuar mes dy palëve. Lojtarët brazilianë te Real Madrid nën drejtimin e Ancelottit tashmë raportohet se janë informuar për këtë lëvizje. Edhe pse lojtarë si Vinicius Jr, Rodrygo dhe Militao janë të trishtuar që ai do të largohet nga “Bernanbeu”, ata besojnë se është një emër i mirë për të udhëhequr pesë herë kampionët e botës.

Banner

Related posts

Presidenti i Leeds tregon se Louis van Gaal e pengoi transferimin e Gakpos

admin

Kombëtarja i jep fund përgatitjeve në Tiranë, kuqezinjtë nisen drejt Çekisë me një mision të qartë

admin

Konfirmon “Marca”, Vedat Muriqi mungon në ndeshjen e radhës të Mallorcas

admin

Leave a Comment