BOTA

Presidenti Macron po e konsideron këtë masë “ndëshkuese” ndaj homologut Putin

Derisa luftës Rusi – Ukrainë nuk i duket fundi, zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme marrin vendime nga më të ndryshmet, qofshin ato edhe simbolike.

Në këtë vazhdë, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se po konsideron t’ia heqë presidentit rus Vladimir Putin titullin e nderit të lartë që iu dha nga Franca, vite më parë.

Putinit iu dha medalja e Legjionit të Nderit në vitin 2006 nga ish-presidenti francez Jack Shirak. Titulli është urdhri më i lartë francez i meritës, ushtarake dhe civile, dhe u krijua në vitin 1802 nga Napoleon Bonaparte.

Por Macron tha se ai po pret “momentin e duhur” për t’ia hequr titullin presidentit rus. Ai po fliste kur i dha të njëjtin titull presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën.

Macron tha se çështja e medaljes së Putinit ishte “simbolike, por e rëndësishme”.

Derisa presidenti francez tha se besonte se kishte të drejtë të revokonte nderin, ai shtoi: “Nuk është një vendim që kam marrë sot”.

Vendime të tilla “janë gjithmonë kuptimplotë dhe mendoj se duhet të vlerësoni momentin e duhur për t’i marrë ato”, tha ai.

Related posts

Biden “braktis” samitin G20, mbërrin në Vietnam për diskutime ekonomike

admin

Punonjësi i tempullit shtypet për vdekje nga statuja ‘fatsjellëse’ 200kg e Budës (fotot)

admin

Zelensky bisedë me Macron: Marrëveshje kyçe për trajnimin e pilotëve ukrainas në Francë

admin

Leave a Comment