SPORT

Paqarada nxjerr në ankand fanelën e tij, paratë do jepen si donacion për tërmetin në Turqi

Futbollisti kosovar, Leart Paqarada e ka nxjerrur në ankand fanelën e tij aktuale te skuadra e St.Pauli. Paratë e fituara do të jepen donacion për të prekurit e tërmetit në Turqi.

“Personi me ofertën më të lartë deri në orën 18:00 të së dielës do të marrë fanellën dhe në të njëjtën kohë do të asistoj në ndihmë. Të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen të prekurve nga tërmeti” ka thënë Paqarada në njoftim.

Mbrojtësi i majtë, është duke e zhvilluar një edicion të shkëlqyer, ku ka ngjallur interesimin edhe të skuadrave nga Bundesliga.

 

 

Banner

Related posts

Mancester United fiton ndaj West Hamit dhe kalon tutje ne FA Cup

admin

Kvaratskhelia dëshpëron klubet e mëdha

admin

Çfarë flitet për Casillasin? – Kreu

admin

Leave a Comment