AKTUALE

KE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut t’i shmangin tensionet e panevojshme

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë të dialogut dhe të shmangin tensione të panevojshme”.

Kështu thonë nga Komisioni Evropian lidhur me ngjarjet e fundit mes Sofjes dhe Shkupit. KE gjithashtu rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes të dy vendeve.

“Me shumë vëmendje ndjekim zhvillimin e ngjarjeve lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton në rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kontekst, nevojiten përpjekje nga të gjitha palët që të promovohet atmosferë e dialogut dhe respekt të ndërsjellë dhe të shmangen tensione të panevojshme”, theksojnë nga KE.

Brukseli nuk ka komentuar ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt. Prej atje thonë se nuk komentojnë hetime aktuale ose procedura juridike.

Banner

Related posts

Trazirat në VLEN, Mickoski pritet të takoj partnerët shqiptarë në Qeveri

Gjyla Halili

Mark Gjonaj takon zv.ndihmës sekretarin për Ballkanin Perendimorë Alexander “Sasha” Kasanof

Gjyla Halili

Cili kandidat do të fiton në diasporë, Taravari apo Osmani?

Gjyla Halili

Leave a Comment