SPORT

Ademi shprehet i bindur se Kosova do të kualifikohet në Euro 2024

Banner

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është shprehur i bindur se kombëtarja e Kosovës do të kualifikohet në Kampionatin Evropian Euro 2024. Ademi tha se e ka këtë bindje pasi lojtarit, sipas tij, janë në gjendje të mirë psikike dhe ekonomike, për shkak se kontratat e shumicës prej tyre nuk përfundojnë deri në vitin 2025.

“Në futboll kemi ardhur në pozicion që po krijojmë kushte e standarde të njëjta dhe nuk mund të thuash për asnjë ekip që është i dobët apo i fortë. Ne e kemi konsideruar këtë grup korrekt, kur është grup korrekt, e shohim veten të kualifikuar në këtë grup. Nuk ka asgjë 100 përqind, por nuk ka asgjë të pamundur. Faktori kryesor është lojtari, lojtarët tanë që e bëjnë kosturin e ekipit, 13 të cilët janë të konsiderueshëm për ekip, kontratat e tyre nuk përfundojnë këtë vit e as në vitin 2024, deri në vitin 2025, që do të thotë ekonomikisht edhe psiqikisht janë shumë të qetë”, deklaroi i pari i FFK-së”, tha Ademi në Rubikon të Klan Kosova.

Kombëtarja e Kosovës e fillon ciklin kualifikues më 25 mars, ku kundërshtarë në grup ka Izraelin, Zvicrën, Andorën, Rumaninë dhe Bjellorusinë.

Banner

Related posts

Kumbulla shfaqet në qendrën stërvitore të Romës

admin

Wolves, kusht Barçës – Kreu

admin

Fabregas: Flas ende me Mourinhon, me të e kalova njërin prej sezoneve më të mirë

admin

Leave a Comment