AKTUALE

Ish-Presidenti kroat,Stipe Mesić viziton Ambasadën e Republikës së Kosovës,mirëpritet nga Ambasadori Dr.Martin Berishaj

Sot në Ambasdën e Republikës së Kosovës në Kroaci na nderoi me vizitë ish-Presidenti kroat, z. Stipe Mesić, i cili shprehu besnikërinë e tij lidhur me rrugëtimin e Kosovës si shtet.
Z. Mesić në bashkëbisedim me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Dr. Martin Berishaj, sa i përket proceseve politike, të cilat po zhvillohen në rajon, shpalosi pikëpamjet e tij me qasjen, e cila është në përputhshmëri me rrugën që Qeveria e Kosovës ka marrë lidhur me dialogun, i cili duhet të kenë njohjen reciproke në qendër në mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos u larguar nga parimet që kemi, kurse çështjet tjera mbetën vetëm dimensione teknike.
Ambasadori Dr. Berishaj falënderoi ish- Presidentin Mesić për vizitën, duke shprehur konsideratën për kontributin e tij për çështjen e Kosovës.

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski nuk dëshiron reforma për Kodin Zgjedhor, por kërkon grabitje zgjedhore

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Presidentja Siljanovska Davkova në audiencë tek Papa Françesku

Gjyla Halili

Leave a Comment