SHQIPËRI

“Protesta pritet të jetë masive”, gazetari zbulon detajet: PD-ja do të tregojë që…

Gazetari Juxhin Mustafaraj tregoi disa detaje rreth protestës që Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën.

Ai zbuloi se protesta pritet të jetë masive, pasi Sali Berisha dhe drejtuesit e saj kanë zhvilluar takime gjatë këtyre ditëve.

Mustafaraj theksoi se me anë të protestës Berisha do të tregojë se kërkesa e tij për largimin e Ramës si kryeministër, është serioze.

“Sigurisht që është një protestë. PD-ja e drejtuar nga Berisha është organizatore e kësaj proteste. Protesta pritet të jetë masive, kjo është edhe arsyeja që përgjatë këtyre ditëve Berisha dhe drejtuesit e PD-së  janë angazhaur të zhvillojnë takime periodike për të kërkuar pjesëmarrje masive.

PD-ja do të tregojë që jo vetëm që është gati të bëhet pjesë e zgjedhjeve të 14 majit, por kërkon të tregojë se përmes masivitetit kërkesa e Berishës për largimin e Ramës si kryeministër është serioze”, u shpreh gazetari.

Në kushtet kur kryeministri Rama refuzoi që të jetë për dy javë me rradhë në seancë me opozitën në Parlament për të diskutuar çështjen McGonigal, Partia Demokratike ka zgjedhur t’i shkojë kreut të qeverisë poshtë zyrës së tij.

Të shtunën, Sali Berisha ka thirrur protestën e tij të 4-të kombëtare nga dita kur mori drejtimin e selisë blu. Në këtë proteste, demokratët artikulojnë drejtëpërdrejtë dorëheqjen e Edi Ramës, ndryshe nga protestat e mëparshme ku largimi i kryeministrit për demokratët thuhej se do të vinte vetëm përmes votës.

Dalja në skenë e çështjes McGonigal dhe përmendja e drejtëpërdrejtë e emrit të kryeministrit Rama në akt-akuzën e ish-shefit të FBI, për opozitën është një implikim i rëndë i kreut të qeveirsë shqiptare për të cilën ai duhet të largohet menjëherë.

Protesta është parashikuar të mbahet në orën 12:00 këtë të shtunë, teksa të gjithë strukturave të Partisë Demokratike në rrethe i është kërkuar pjesëmarrje sa më e lartë. Ndryshe nga tre protestat e mëparshme, demokratët nuk kanë përfshirë asnjë element ekonomik në thirrjen drejtuar qytetarëve për të protestuar, pasi për selinë blu protesta do të jetë tërësisht politike për aq kohë sa në dosjen e FBI, emri i kryeministrit Rama shfaqet përmes korruptimit të agjentit të FBI me qëllim shkrirjen e Partisë Demokratike.


Top Channel

Related posts

Dalin pamjet e autorit pak momente pas vrasjes në Kavajë

admin

Sali Berisha: Mbroni gazetarët nga banditët serbë

admin

Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota

admin

Leave a Comment