SHQIPËRI

Lobimet në politikën shqiptare/ Çani: Edhe shpallja ‘non grata’ e Berishës ishte lobim i pastër

Takimet e politikanëve shqiptarë me zyrtarë amerikanë, me dyshimet për lobim, shkaktuan debate këtë mbrëmje në studion e “Top Story”.

Analisti Arjan Çani foli për lobime “të pastra”, duke përmenduar çështjen “McGonigal”, shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha apo financimet ruse në Partinë Demokratike kur në krye të saj ishte Lulzim Basha.

“Sot, edhe ata që ishin shumë skeptikë pas çështjes së Gonit të FBI-së, kanë kuptuar në fakt që ‘non grata-t’, hetimet ndaj ish-liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës… tashmë askush nuk e vë në dyshim që ishte lobim, e ashtëquajtura afera ‘rublat ruse’.

Përderisa njerëzit, sado analfabetë të jenë, kanë kuptuar në fakt që ajo aferë u shty në mënyrë jo fort të ligjshme nga një lobim, të cilin e ekzekutoi mes të tjerave Goni…

Unë jam i bindur që ‘non grata’ e Berishës nuk është gjë tjetër veçse frut i një lobimi të pastër, i cili jo domosdoshmërisht është gjë e keqe. Edhe unë po të isha kundërshtar i Berishës, do të bëja të njëjtën gjë. Do të mundohesha të mos më dilnin gjurmët, pra të mos kapesha me presh në duar. Do të loboja. Unë mbaj mend që ambasadorja amerikane ka thënë që për Berishën ka informacione dhe nga FBI-ja. Nëse ambasadorja amerikane e ka thënë kot këtë gjë, unë tërhiqem”.


Top Channel

Related posts

Vendimi i KAS për rrëzimin e ankimimit për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt, reagon Berisha: Është vetëm një urdhër

admin

Kosovari: Sa themi jemi nga Kosova, kafja në Shqipëri na vjen 3 euro

admin

E vrau dhe e groposi tetëvjeçarin, Klodian Çalamani nga Fieri dënohet me burgim të përjetshëm

admin

Leave a Comment