SHQIPËRI

Vuçiq flet me fjalë të njëjta si të Millosheviqit

Mediat opozitare serbe sot kanë kapur një detaj kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, doli me një video në rrjetin e tij në Instagram ku kërkoi “unitet” nga serbët, për shkak të “kohërave të vështira” në të cilat po kalon Serbia.

“Dhe, Serbia nuk po shkatërrohet nga jashtë për shkak të Vuçiqit, por Vuçiqi për shkak të Serbisë”, tha Vuçiq këtë të diele në videon e publikuar në Instagram.

Mediat opozitare serbe kapën një detaj goditës. Të njëjtën frazë, të njëjtën formulim, të njëjtën fjali e kishte thënë edhe Sllobodan Millosheviqi në vitin 2000.

“Po e sulmojnë Serbinë jo për shkak të Millosheviqit, por po e sulmojnë Millosheviqin për shkak të Serbisë”, kishte thënë Millosheviq, siç e citoi media serbe “Nova”, ku edhe video kanë nisur të qarkullojnë të këtyre dy frazimeve të njëjta në Twitter.

Banner

Related posts

Nga baret, restorantet, hotelet, te taksia/ Sa bakshish duhet të paguani në varësi të vendit ku keni udhëtuar si turist

admin

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 40-vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

admin

Sot shënohet 24 vjetori i themelimit të Forcave Ajrore Shqiptare

admin

Leave a Comment