SHOWBIZ

Faktet e Reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun

Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme.

Debatet për shijen dhe të jenë të pafundme, e vërteta universale është se brokoli është shumë i shëndetshëm.

Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme.

Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli.

Specialsitët konfirmonë se ndikimi i brokolit në shëndetin e stomakut është i pamohueshëm.

Vlerat shëndetësore

Përfshirja e perimeve si brokoli arrijnë të aktivizojnë receptorë të rëndësishëm në stomak. Këta receptorë ndihmojnë në mirëmbajtjen e homostazës së stomakut.

Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 3 filxhanë e gjysmë me brokoli në javë. Kjo, për të përfituar vlerat mbrojtëse të brokolit, pohojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Perime të tjera si lakrat e vogla, lulelakra e të tjera mund të sjellin përfitime të ngjashme për stomakun, sqarojnë ekspertët. Gjetjet e studimit sugjeruan se këto perime përmbajnë një përbërës organik që shpërbëhet dhe aktivizon receptorët në shtresën e zorrëve.

Disa specialistë deri më tani kanë rekomanduar shmangien e këtyre ushqimeve për shkak të nivelit të lartë të fibrës që shkakton gazra dhe irritim të stomakut, por tani shkencëtarët mendojnë ndryshe.

Gjetjet tregojnë se brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes.

Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.

Duke qenë se proçesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit./AgroWeb


Top Channel

Related posts

Rikthehet Anjeza Shahini, rrëfehet për “zhdukjen” e saj

admin

Publikohet lista e të ftuarve në Met Gala 2023

admin

“Donte të më vriste fëmijën”, Fjolla Morina sqaron ndjekësit pas deklaratave tronditëse

admin

Leave a Comment