SHQIPËRI

Pesë vjet nga vdekja e Jonuz Musliut, Ahmeti: Fryma e tij atdhetare jeton mes nesh si frymëzim veprimi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në pesë-vjetorin e vdekjes ka kujtuar bashkëveprimtarin e tij të LPK-së, UÇK-së dhe UÇPMB-së, Jonuz Musliu.

“Janari ruan të freskëta në kujtimet e mia ato vite të bashkëveprimit për kauzën mbarëshqiptare me Jonuz Musliun, me të cilin rrugët e jetës na bashkuan që në vitet e hershme të organizimit kombëtar në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Janë kujtime të një atdhedashurie të sinqertë që Jonuzi e reflektonte në çdo iniciativë të veprimit kombëtar në UÇK, UÇPMB, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik, të një guximi sypatrembur që nuk u shua deri në çastet e fundit të jetës. U bënë pesë vite që kur nuk është më në mesin tonë, por fryma e tij atdhetare jeton mes nesh si frymëzim veprimi në misionet e përparimit kombëtar. I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarinë e tij kombëtare! Lavdi!”, ka shkruar Ahmeti në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Related posts

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta (PAMJE)

admin

Zgjedhjet në syrin e “Big Brother”/ Ambasadorja Yuri Kim, takime në PS dhe me PD ku kryetar është Alibeaj

admin

Serbia dërgon ndihma ushtarake në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Rusia

admin

Leave a Comment