SHOWBIZ

Cila është më e shëndetshme kinoa apo orizi?

Orizi dhe kinoa janë padyshim dy nga gatimet të cilat mund të kombinohen me një larmi të madhe ushqimesh.

Ato janë të lehta për tu përgatitur dhe mbi të gjitha shumë të shëndetshme.

Për shkak se janë shumë të ngjashme, zakonisht njerëzit zgjedhin të konsumojnë njërën ose tjetrën gjatë një vakti, e jo të dyja.

AgroWeb.org në këtë artikull bën një krahasim mes tyre se cila është më e shëndetshme?

Çfarë është Kinoa?

Kinoa është një farë që vjen nga bima e Chenopodium, edhe pse është një farë ajo nuk futet tek familja e drithërave.

Kjo farë ka një origjinë 7000 vjeçare dhe qytetërimet e lashta e konsideronin si një nga bimët më të vlefshme ushqyese.

Ka më shumë se 300 lloje kinoa, por më të përhapurat janë e kuqja, e bardha dhe e zeza.

Të gjitha ato ruajnë vlera të veçanta dhe janë një burim shumë i mirë vlerash ushqyese për organizmin.

Çfarë është Orizi?

Orizi është anëtar i familjes së bimëve Poaceae dhe është një burim i mirë i karbohidrateve.

Ka më shumë se 40,000 varietete të orizit, por orizi kaf është ai që njihet si një kokërr e plotë.

Kjo do të thotë se shumica e grurit mbetet e paprekur pas përpunimit.

Orizi i bardhë, nga ana tjetër, i nën shtrohet një përpunimi më të madh, ku lëvorja, krundet dhe embrioni hiqen.

Cila është më e shëndetshme kinoa apo orizi?

Është një sfidë e vërtetë të krahasohet kinoa dhe orizi, sepse ka kaq shumë lloje të ndryshme orizi dhe varietete të ndryshme kinoa.

Edhe pse mund të kenë shumë ngjashmëri, ato ndryshojnë shumë në përmbajtjen e fibrave dhe proteinave.

Një filxhan kinoa përmban dyfishin e proteinave të orizit të bardhë.

Sa i përket kinoas kundrejt orizit kaf, as ai nuk mund ta mposhtë kinoan.

Cilësia e proteinave tek kinoa është gjithashtu shumë e lartë.

E kundërta është për orizin kaf dhe të bardhë, thonë dietologët.

Kinoa fiton edhe kur bëhet fjalë për fibrat. Ajo ka rreth 5 gr më shumë fibra se orizi i bardhë dhe gati 2 gr më shumë se orizi kaf.

Fibrat ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve, uljen e kolesterolit dhe parandalimin e disa llojeve të kancerit.

Gjithashtu indeksi i ulët glicemik që kinoa ka, tregon se mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit me diabet, pasi nuk do të rrisë nivelet e glukozës si orizi i bardhë.

Përveç proteinave dhe fibrave, kinoa është më e pasur në hekur dhe kalium, dhe në përgjithësi edhe me lëndë ushqyese.

Por nga ana tjetër edhe orizi kaf është shumë i lartë në mangan dhe është një burim i mirë i vitaminave B, përfshirë niacinën, riboflavinën dhe folatin.

Në fund të fundit mund të thuhet se si kinoa ashtu edhe orizi mund të kenë vendin e tyre në regjimin tuaj ushqimor sepse të dyja janë mbushura me lëndë ushqyese.

Dhe ku ka më mirë se sa një regjim ushqimor i larmishëm?

Megjithatë dietologët pajtohen në mendimin se kinoa është opsioni më i mirë. Po ju kë do të zgjidhnit?/AgroWeb


Top Channel

Related posts

Golf 5 është gjëja më e çmuar materiale që kam

admin

Selena Gomez i bashkohet nismës së yjeve të njohur që kanë vendosur të postojnë foto pa filtra dhe duket një yll

admin

“Po kërkon një medalje olimpike”, Taylor Swift mahnit fansat me zhytjen në skenë teksa performon

admin

Leave a Comment