SPORT

Drenica zyrtarizon dhjetë përforcime, kërkon mbijetesën në pranverë

Drenica ka njoftuar për afrimin dhjetë futbollistëve në afatin kalimtar të janarit, duke e përforcuar skuadrën.

Kuqezinjtë në prag të nisjes së stinorit pranveror të Superligës së Kosovës, ka shkruar në Facebook për transferimet e reja.

Viktor Kuka, Dren Loshaj, Xhihan Adili, Bleart Kastrati, Leon Kozi, Muharrem Musa, Ilir Çitaku, Ernis Dhimitri, Diego Armando Lopes Da Silva dhe Lukman Olayemi Hussein, janë lojtarët që do ta veshin fanellën “kuqezi”, në pjesën e dytë të kampionatit.

Drenica ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll e zhvillon kundër Llapit.

Ky ballafaqim do të luhet në Lipjan, në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Drenica aktualisht pozicionohet në vendin e shtatë me 20 pikë.

Banner

Related posts

Mbappe: Ia kam bërë të qartë PSG-së

admin

U rikthye nga lëndimi, ylli i Chelseat lëndohet sërish

admin

Konfirmon “Marca”, Vedat Muriqi mungon në ndeshjen e radhës të Mallorcas

admin

Leave a Comment