AKTUALE

“Fronti për Europë” përqafohet nga të gjithë, përveç VMRO-së, Levicës dhe satelitet e tyre

Me bashkangjitjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) me shumicën parlamentare, “Fronti për Europë”,i iniciuar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)- Ali Ahmeti, fillon të merrë formë dhe të zyrtarizohet.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi në takimin e mbrëmjes të së mërkurës, me banorët e këshillit vendor “Skender Metallari” të degës së BDI-së në Çair të Shkupit, tha se “Fronti për Europë” shumë shpejt edhe do të zyrtarizohet.

“Po flasim për një koncept të ri që po e promovon kryetari për t’i bashkuar gjithë shqiptarët, për t’i bashkërenditë përpjekjet tona për integrim në Bashkimin Evropian. Po flasim këtu për të gjitha partitë politike, edhe BDI, edhe Aleancë, Alternativë, PDSH, Besa dhe gjitha partitë që ekzistojnë, t’i unifikojmë përpjekjet tona dhe të mundësojmë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim që ta zhbllokojmë ecurinë drejt BE-s. Bisedimet janë zhvilluar me Aleancën, sot edhe me Alternativën si duket po arrihet një farë bashkimi midis shqiptarëve, por edhe me partitë tjera politike maqedonase, LSDM, PRSD, PLD…, partitë turke, rome dhe të gjithë të tjerat që janë pro BE-së, dhe besoj se shumë shpejt kjo do të fillojë të zyrtarizohet”, tha Grubi në fjalën e tij.

Në anën tjetër kanë përfunduar negociatat për zgjerimin e mazhorancës qeveritare. Këshilli Ekzekutiv dhe Kryesia Qendrore e LSDM-së, sot do të mbajnë takime, në të cilat pritet që kryetari i partisë dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, të prezantojnë rezultatin e bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët për kyçjen e saj në koalicionin qeveritar.

Ndërkohë Alternativa e Afrim Gashit, si duket, qëllimin e të qenit në pushtet e shikon vetëm në pozitat që do të drejtojë, jo edhe në projektet strategjike që duhet t’i miratojë shteti për të ecur pa pengesa drejt BE-së, ani pse partia e Gashit mbi këto parime u bë pjesë e koalicionit Qeveritar.

Menjëherë pas takimit të djeshëm me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, Gashi ka takuar edhe liderin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoskin, partia e të cilit është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe me këtë pengon integrimin e vendit në BE.

“Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kryetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të ndryshme me plotë deputetë. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që të arrihet deri të ndryshimet kushtetuese e një numër prej 80 deputetëve. Këtë e kemi shumë të rëndësishme. Në funksion të kësaj është detyra jonë që të takohemi me të gjithë kolegët e të bisedojmë që si mund ta arrijmë këtë qëllim sa më shpejtë. Derisa takohemi në Parlament është çështje e takimeve që kanë të bëjnë me funksionimin dhe arritjen e shumicës së 2/3-ve në Parlament”, deklaroi për Klan Macedonia Afrim Gashi duke dalë nga Kuvendi.

Ndërkaq kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki nuk deshi ta pranojë takimin me Gashin. Vetëm shkurtimisht deklaroi se janë përshëndetur.

“Me z. Micevski u takuam, folëm për aktivitetet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në periudhën që po vjen… Me z. Gashi kalimthi u përshëndetëm në korridor”, tha Mickoski.
LSDM po punon për rritjen e mazhorancës duke harmonizuar potencialet programore, politike, kadrovike me partnerët e rinj potencialë të koalicionit, pa çuar në korrelacion se dikush duhet të largohet, theksoi Kostadinov, duke theksuar se koalicioni qeveritar i udhëhequr nga LSDM-ja përpiqet për procesin më të rëndësishëm dhe shtet, qëllimi – anëtarësimi në BE.

Sipas burimeve në Aleancën për Shqiptarët, partia do të marrë edhe zëvendësministra për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Administrimin e Ujërave dhe për Mbrojtjen, si dhe dy sekretarë shteti, njëri prej të cilëve në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa i dyti. do të përcaktohet më tej. Ndër drejtoritë që do të merrte Aleanca për Shqiptarët janë Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, MEPSO, Inspektorati Shtetëror Arsimor dhe Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, si dhe zëvendësdrejtorë në Drejtorinë Doganore, Administratën e ta Ardhurave Publike (PRA) dhe ESM.

Related posts

Mexhiti: Më 8 maj Saraji do të jetë vula e ndryshimit të madh

Gjyla Halili

Aggeler: Zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit

Gjyla Halili

Analistët: “Fronti për Europë” si mburojë ndaj rrymave anti-evropiane

admin

Leave a Comment