Supermodelja e njohur Heidi Klum dhe partneri i saj, muzikanti Tom Kaulitz po mendojnë të bëhen prindër.
Dyshja e njohur janë të martuar prej 4 vitesh tashmë dhe diferenca e moshës nuk i ka penguar aspak ata në romancën e tyre. 49-vjecarja nuk e përjashton idenë e zgjerimit të familjes së saj dhe po mendon që të sjellë ne jetë me 33-vjeçarin fëmijën e tyre të parë. Në emisionin Jennifer Hudson, Klum u pyet nëse mendonte të kishte një fëmijë përsëri.
Ajo e pranoi se e ka menduar një gjë të tillë. Rikujtojmë se Klim lindi fëmijën e saj të parë, Leni në moshën 30-vjeçare. Një vit më pas, Klum mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me ish-bashkëshortin, Seal, një këngëtar. Pasuan 2 fëmijë të tjerë, duke e bërë Klum nënë të 4 fëmijëve.
“E kam përjetuar mëmësinë 4 herë dhe kam dhënë gji 8 muaj çdo herë dhe pastaj kam mbetur përsëri shtatzënë. Jam gati t’i hyjë këtij rrugëtimi të bukur, por edhe të vështirë përsëri. Tani kam pritur një kohë të gjatë, kështu që ndoshta po, do ta bëj një fëmijë”, tha ajo.
Rikujtojmë se së fundmi modelja super seksi zbuloi ftësinë e saj befasuese për t’u dukur gjithmonë perfekte në tapetin e kuq dhe në xhirime. Ajo thotë se mund të ndalojë djersitjen e fytyrës së saj. Gjatë paraqitjes së saj të fundit në “The Late Show With Stephen Colbert”, 49-vjeçarja shpjegoi se si artistët e grimit në xhirime shpesh shkojnë për t’u siguruar që fytyra e saj të jetë pa djersë.
Top Channel