SPORT

Borussia Dortmund mposht Bochumin, kalon në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores së mundimshme në udhëtim te Bochumi.

“Verdhezinjtë” të mërkurën mbrëma fituan në udhëtim te Bochumi me rezultatin 2:1.

Emre Can shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.

Për 1:1 realizoi Kevin Stoger, në minutën e 64-t.

Për fitoren e Dortmundit u përkujdes kapiteni Marco Reus, i cili shënoi 20 minuta para fundit të gjithë takimit.

Çerekfinalen të mërkurën e siguroi edhe Nurnbergu që e eliminoi Dusseldorfin.

1:1 u mbyll koha e rregullt dhe vazhdimet, kurse në penallti, Nurnbergu fitoi 5:3.

Banner

Related posts

Kroos hyn në histori me këtë rekord interesant

admin

Napoli siguron lojtarin e Kombëtares

admin

Prandelli kritikon futbollin italian – Kreu

admin

Leave a Comment