AKTUALE

RIJASETI I BFI E RMV MBAJTI MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME

Riaseti i BFI e RMV më 07.02..2023 i kryesuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti mbledhje të jashtëzakonahme ku kryesisht u bisedua për dy çështje kryesore dhe shumë aktuale:

  1. Akreditimi i SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup
  2. Pasojat e tërmetit të trishtueshëm që goditi Jugun e Turqisë dhe atë të Sirisë.
    Në çështjen e parë u diskutua gjërë e gjatë mbi elaboratin dhe programin mësimor për akreditimin e SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup me Paralelet e saja, pas të cilës unanimisht edhe u miratua.
    Çështja e dytë, respektivisht goditja e rëndë e popullit turk dhe sirian nga tërmeti u bisedua si një tragjedi e madhe ku shkaktoi me mijëra viktima dhe të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. Rijaseti i BFI e RMV me keqardhjen më të madhe në emër të të gjithë besimtarëve shprehu ngushëllimet më të dhimbshme Republikës së Turqisë dhe Dijanetit të Turqisë, duke ju lutur Allahut fuqiplotë që familjeve të viktimave t’ju jep durim dhe qëndrueshmëri, viktimave Allahu Fuqiplotë t’ju falë xhennetin e amshueshëm, të lënduarëve shërim të shpejtë dhe stabilizim i situatës së vështirë.
    Rijaseti i BFI e RMV unanimisht solli vendim që këtë të Xhuma të organizoj akcion në të gjitha Muftinitë për grumbullimin e të mirave materiale me qëllim tē solidarizimit dhe ndihmës për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Banner

Related posts

Skandal ose jo? Drejtoresha Pranvera Izairi do t’i përgjojë pacientët pa i informuar? Kërcënon me demante, por s’mohon që në tender kërkohen kamera me mikrofon

Gjyla Halili

Stema e vjetër e KF “Deçiq” mbante qartësisht shenja të ikonografisë komuniste

Gjyla Halili

Ja çka tha Taravari para mediave

Gjyla Halili

Leave a Comment