AKTUALE

REISUL ULEMA MORI PJESË NË DUANË E HATMEVE TË LEXUAR PËR SHPIRTIN E VIKTIMAVE NGA TËRMETI NË TURQI DHE SIRI

Të Martën më 07.02.2023 Reisul Ulema mori pjesë në xhaminë e Mustafa pashës në Shkup për të bërë duanë e hatmeve të Kur’anit Famëlartë të lexuar nga nxënësit/et dhe studentë/studentet e FSHI për shpirtin e merhumëve – viktimave që humbën jetën nga tërmeti i trishtueshëm në Turqi dhe Siri.
Reisul Ulema mbajti një fjalim të shkurtë ku shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen për viktimat dhe dëmet e mëdha të këtij tërmeti duke ngushlluar popullin turk dhe sirian, në veçanri familjet e viktimave me lutje Allahut Fuqiplotë për durim në këto momente të vështira.
Njiherit falënderoi Fakultetin e SHI dhe SHMI ” Medreseja Isa Beu” me paralelet e saja për leximin e hatmeve të Kur’anit Famëlartë. Bashkë me Reisul Ulemanë ishin Dr. Qenan ef. Ismaili, mufti i Shkupit, i cili poashtu ju drejtua xhematit me një ngushllim të shkurtër, Sekretari i përgjithshëm Z. Irsal Jakupi, Drejtori i diasporës Dr. Selver Xhemaili, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini, drejtori i Sektorit për shkemcë dhe kulturë Z. Musanif ef. Rufati, Z. Nizam Reshit, përgjegjës për marrëdhënie me Turqinë.
Nga ambasada e Turqisë ishte Z. Mustafa Mesten, atashe për çështje fetare. Reisul Ulema falënderoi imamin e Xhamisë H. Abdusamet ef. Zeqirin dhe këshillin e Xhamisë për organizimin e këtij tubimi fetar. Në fund u lexua pjesë nga Kur’ani Famëlartë nga hafizi i mrënjohur turk Fatih Derdiyok, ndërsa duanë e bëri Mushaviri Z. Mustafa Mesten.

Related posts

Firma që aktivitet parësor e ka prodhimin e veshjeve të brendshme, do të mbikqyr punimet e ndërtimit me vlerë mbi 1.5 miliardë euro në “Korridorin 8”

admin

Moti me diell dhe vranësira të ndryshueshme

Gjyla Halili

Kovaçevski: VMRO u thotë ambasadave na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën

admin

Leave a Comment