SHOWBIZ

Milionerja australiane do të falë $2.5mln me një short të rastit, por ka një kusht për pjesëmarrjen (fotot)

Manjatia e minierave Gina Rinehart, një nga personat më të pasur në Australi, do të falë më shumë se 2.5 milionë dollarë amerikane 41 njerëzve me fat në një shorte të rastit, por i vetmi kusht për të marrë pjesë në llotari është që të kesh punuar më parë për kompaninë e saj Hancock Prospecting.

Rinehart, konsiderohet si personi më i pasur në Australi me një pasuri prej 30 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

Ajo do t’u japë 41 pjesmarrësve çmime prej 65,000 dollarë amerikanë secilit, por për të marrë pjesë duhet të kesh qenë i punësuar të kompania e Rinehart.

Shorteu zhvillohet në celebrim të 41 vjetorit të drejtimit të saj të kompanisë, që koinçidon dhe me ditëlindjen e 69 të pronares.

Mediat australiane thonin se shorteu do të mbahet kësaj jave për të përcaktuar se cilët nga punonjësit ose ish-punonjësit e saj do të fitojnë copën e konsiderueshme të parave.

Edhe vitin e kaluar ajo kishte zgjedhur 10 punonjës me fat nga miniera e saj e Roy Hill të cilëve u fali 100,000 dollarë australianë ($65,000) si bonus për Krishtlindje.

Një punonjës tha për radion vendase të Perth, 6PR Radio se shumë punonjës u zemëruan me ndarjen e çmimeve, teksa disa prej fituesve kishin vetëm disa muaj që punonin për kompaninë.

Por kjo do të thotë vetëm se fati është me ta.

Disa muaj më parë Rinehart bëri një sponsorizim prej $9milionë për kombëtaren e sportit netboll të Australisë, pasi disa nga sportistët e kishin kritikuar për nxjerrjen e mineraleve fosile.


Top Channel

Related posts

Paraqitet Bebe Rexha pas sulmit, flet për gjendjen e saj

admin

Zarf i zi në shtëpinë e BBV, ja kush i ka shkelur rregullat kësaj here

admin

“Punova shumë për t’u futur, por s’e shijova BBVIP”/ Efi tregon për përpjekjet përpara se të futej në programin më të ndjekur

admin

Leave a Comment