SHQIPËRI

Penalizim i deputetëve të PD-së, përjashtohen 8 ditë nga seancat

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe  Etikën vendosi  mes debatesh të forta, për kërkesën e Grupit Parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj, deputetëve demokratë për kaosin e shkaktuar seancën e fundit të parlamentit.

Janë shtatë deputetë socialistë të cilët kërkuan përjashtimin me dhjetë ditë të kolegëve të tyre demokrat, Gazment Bardhi, Luciano Boci, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baci, Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Bledion Nallbati.

Vendimi në fund u mor për tetë ditë përjashtim.  Dy javë më parë, vetëm me votat antarëve socialist, ky sekretariat, ndëshkoi  me dhjetë ditë mos-marrje pjesë në parlament,  Sali Berishën bashkë me disa deputetë të tjerë.

Zhupa: Keni shkelur rregulloren, nuk ia hiqni dot të drejtën e fjalës, nuk na e hiqni dot të drjëtën që na ka dhënë Kushtetuta, do garantojmë jo vetëm të drejtat, por jemi për të garantuar të drejtat e qytetarit. T’i shikojmë provat dhe t’i gjykojmë.

Bushka: Cilat janë argumentet tuaja?

Zhupa: Argumentet janë se nuk ka prova.

Vokshi: Kush e caktoi datën sot?

Bushka: Duhet të ndërpresim mbledhjen.

Baçi: Është mungesë serioziteti zonja Bushka, nuk jemi në dispozicionin tuaj të rrimë gjithë ditën. Ju lutem të flasim.

Boçi: Nuk kemi bllokuar foltoren, kemi ushtruar të drejtën tonë të fjalës, e drejtë e mohuar. Vazhdojmë të ushtrojmë të drejtën tonë si deputetë të zgjedhur nga votuesit me të gjitha rrugët ligjore. Kemi kërkuar zhvillimin e një seance sipas rregullores seancë pyetjesh e zhvilluar nga këta që duan të bëjnë gjyqin politik. Kryeministri duhet të vijë dhe të paraqitet. Ka qenë një seancë për zhvillim pyetjesh, jemi para një gjyqi politik me telefonata e urdhra, ai ika frikë të përballet me të vërtetën dhe me atë që I ka plasur në dorë. Ajo ka falsifikuar procesverbalin e seancës së kaluar, është një lloj manekini që i përgjigjet.