AKTUALE

Kryetari i së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim Shkëlqesinë e Saj, presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani- Sadriu.

Sot kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti në takim Shkëlqesinë e Saj, presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmanin Sadriu.

Presidentja Osmani pas takimeve në Qeveri, vizitën e saj të parë e bëri pikërisht në Komunën tonë, ku u njoftua me situatën aktuale politike në vend, por jo vetëm. Ajo u njoh dhe me projektet zhvillimore që Komuna ka realizuar vitet e fundit, sidomos në fushën e biznesit, ku bashkëpunimi midis Kosovës dhe Tuzit është bërë edhe më i fortë me hapjen e fabrikës së Çipsit, të cilën presidentja Osmani edhe e vizitoi.
Gjatë konferencës për shtyp, kryetari Gjeloshaj tha se e ndjen veten të nderuar por edhe të emocionuar pasi që fillet tona të edukimit dhe arsimimit kryesisht i kemi fituar në Kosovë. Gjithashtu tha se bashkëpunimi do të jetë edhe më i fort në vitet në vijim.

Teksa uroi kryetarin për transformimin që po i bën qytetit e sidomos për sjelljen e investitorëve të rinj, presidentja shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim ndërshtetërorë për çështjet në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
,,Natyrisht që udhëheqjen tuaj këtu e shohim si një sukses të jashtëzakonshëm për shkak se pas shumë vitesh është arritur që Komuna e Tuzit të jetë komunë në vete dhe në të njëjtën kohë e shohim një punë të mrekullueshme të bërë gjatë kësaj periudhe në dobi të të gjithë qytetarëve. Po ashtu e shohim edhe sukses të njerëzve që janë shkolluar në Republikën e Kosovës”.
Të pranishëm në takim ishin edhe – Shkëlqesia e Saj ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi Ariana Zherka Hoxha, Blerim Vela shef i kabinetit të presidentes, Learta Hollaj zëvendëse e shefit të kabinetit të presidentes, Donjeta Miftari këshilltare kryesore për komunikim të presidentes si dhe Dora Musa këshilltare politike e saj.
Nga ana e Komunës, në takim ishin prezentë kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës Ivan Ivanaj si dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj.

Banner

Related posts

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Gjyla Halili

Bekteshi sjell FAKT: Ligji per “branitellat” eshte propozuar me 01 korrik 2024 (FOTO)

Gjyla Halili

Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes

Gjyla Halili

Leave a Comment