AKTUALE

500 mijë euro në banesën e sanitares, Rozeta Dobi: Janë të Alda Klosit, Prokuroria po verifikon origjinën e parave

“Lekët vinin me çanta që nga viti 2021”, Prokuroria ngre tre akuza për Alda Klosin, ish zyrtarja e Kryeministrisë do të ballafaqohet me pastruesen pas dëshmisë “bombë”

Rozeta Dobi këmbëgul që paratë e gjetura në tubin e aspirimit të banesës së saj janë të Alda Klosit.

 

Sanitarja, e arrestuar në fillim te këtij viti për vjedhje vijon të ketë të njëjtat pretendime për shumën prej rreth 500 mijë eurove të  gjetura në banesë ne saj.

 

Burime bëjnë me dije, se në deklarimet e fundit të marra prej sanitares, të hënën e 6 shkurtit, në ambientet e Komisariatit Nr. 3, Rozeta Dobi ka pretenduar njësoj si të premten e kaluar, duke ditë kur pas rrëfimit të saj në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, Alda Klosi u vendos në pranga.

 

Burime nga Prokuroria e Tiranës, bëjnë me dije se pas arrestimit të Alda Klosit dhe dëshmive të Rozeta Dobit, po kryhen verifikime edhe rreth origjinës së parave dhe mëyrës se si janë siguruar.

 

Akuza është duke verifikuar fjalët e sanitarës, ku sipas burimeve mësohet se janë marrë edhe të dhëna e deklarime shtesë që po verifikohen nga prokuroria.

 

Ndërkohë, po ndiqen disa pista, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e implikimit të personave të tjerë, rrethana për të cilat hetuesit nuk kanë ende prova të mjaftueshme për të arritur në konkluzione.

Related posts

Mickoski porosi VLEN-it: Duam koalicion me ju, por duam edhe ta respektojmë njëri-tjetrin, shqiptarë e maqedonas

Gjyla Halili

Zgjohen zërat kritik brenda LSDM-së, Kuzeska: Filipçe është kryetar legjitim

Gjyla Halili

REAGIM I BASHKËSISË FETARE ISLAME NDAJ HAPJES SË JENI XHAMISË NË “MUZE I TRASHËGIMISË KULTURORE KRISHTERE-ISLAME,,

Gjyla Halili

Leave a Comment