BOTA

Mbi 9,500 të vdekur në Turqi dhe Siri

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në Turqi dhe Siri, duke tërhequr trupa nga gërmadhat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga një tërmet katastrofik.

Numri i të vdekurve u rrit të mërkurën në mbi  9,500, duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë.

Agjensia turke e menazhimit të fatkeqësive tha se numri i të vdekurve të vendit ishte rritur në 7,108, duke e shpënë totalin e përgjithshëm në 9,638, duke përfshirë vdekjet e raportuara në Siri.

Ky tërmet i kaloi 8.800 të vrarët në një tërmet me magnitudë 7,8 ballë në Nepal në vitin 2015.

Mes thirrjeve për qeverinë për të dërguar më shumë ndihmë në zonën e fatkeqësisë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan duhej të udhëtonte në qytetin Pazarçik, epiqendrën e tërmetit dhe në krahinën më të goditur të Hatajit.

Turqia ka tani rreth 60,000 personel ndihme në zonën e goditur nga tërmeti, por me shkatërrimin kaq të përhapur ky vend është në pritje të ndihmave, raporton AP.

Gati dy ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, shpëtuesit tërhoqën një djalë 3-vjeçar, Arif Kaan, nga poshtë gërmadhave të një ndërtese apartamentesh të shembur në Kahramanmaras, një qytet jo larg epiqendrës.

Në Siri, lëkundjet rrëzuan mijëra ndërtesa dhe grumbulluan më shumë mjerime në një rajon të shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare e vendit dhe kriza e refugjatëve.

Të hënën pasdite në një qytet veriperëndimor sirian, banorët gjetën një të sapolindur që qante ende të lidhur nga kordoni i kërthizës me nënën e saj të vdekur. Foshnja ishte e vetmja anëtare e familjes së saj që i shpëtoi një shembjeje të ndërtesës në qytetin e vogël Jinderis, thanë të afërmit për The Associated Press.

Përpjekjet e kërkimit kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme e cila ka qenë natë e ftohtë për shpëtuesit që të gjejnë të mbijetuar nën rrënoja.

Pamje dramatike kanë dalë nga një familje prej gjashtë vetësh që janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat në qytetin sirian Idlib.

Disa ndihma ndërkombëtare po arrijnë në Siri, por aksesi është i kufizuar për shkak të rrugëve të dëmtuara.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ballë goditi pranë Gaziantepit në orët e para të së hënës, pasuar nga një dridhje me magnitudë 7.5.

Related posts

Ish-mjeku famëkeq, i dënuar për abuzim seksual të gjimnasteve, sulmohet në burg

admin

Blinken viziton rojet kufitare ukrainase

admin

Përgatitje për më pak donacione/ Situata në Ukrainë, kriza humanitare tek ukrainasit po normalizohet

admin

Leave a Comment