SPORT

Pique “lazdrohet” rrugëve të Barcelonës me të dashurën e re (VIDEO)

Deri pak javë më parë, rrallë mund të shihej Gerard Pique së bashku me partneren e tij të re, Clara Chía, pasi u konfirmua se të dy ishin në një lidhje prej muajsh. Këtë të hënë çifti është parë i qeshur, dorë për dore dhe duke shëtitur mjaft të dashuruar nëpër rrugët e Barcelonës.

Të dy kanë reaguar me të qeshura ndaj komenteve në lidhje me sulmin e ankthit që dyshohet se ka pësuar Clara Chía vetëm pak ditë më parë. “A vuajti seriozisht nga ankthi? Të pushtohesh nga ankthi është vërtet e komplikuar. Ju lutem, vërtet”, u përgjigj Gerard Pique duke qeshur kur një gazetar i “Europa Press” e pyeti për këtë.

Çifti ka treguar anën e vet më hezituese, Gerard Pique ka mohuar që Clara Chía ta kishte ditëlindjen të martën, më 7 shkurt. “Çfarë feste ishte dje? E di që është 7 shkurti, por mendoj se e keni gabim aludimin. Është më mirë ta provoni, para se të pyesni”, ka reaguar ish-futbollisti pa humbur buzëqeshjen dhe duke i treguar gazetarit sensin e tij të mirë të humorit.

Nga ana tjetër, Clara Chía fillimisht ka tentuar të fshehë fytyrën nga kamerat, por ka pësuar një fatkeqësi të vogël, pasi është përplasur me një tabelë reklamuese, edhe pse nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe ka vazhduar të ecë normalisht, ndërsa Gerard Pique nuk mundi ta përmbante të qeshurën pas traumës së parëndësishme të partneres së vet.

Related posts

Vrau macen e ministrit, ky është dënimi për çiklistin

admin

Prishtina i mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

admin

Reportazhi i AFP: Fundi i një ‘tabuje’: vajzat që shkruan historinë e futbollit shqiptar!

admin

Leave a Comment