SPORT

Ofertë e parezistueshme për Manchester United

Investitorët nga Katari po planifikojnë të bëjnë një ofertë të jashtëzakonshme për blerjen e Manchester United dhe duan t’i japin trajnerit Erik ten Hag mbështetjen financiare për ta çuar klubin përsëri në krye të futbollit botëror, raporton Sportsmail.

Burimet kanë bërë të ditur se një grup individësh, me pasuri të madhe, me bazë në shtetin e pasur me naftë, të nxitur nga organizimi i Kampionatit Botëror nga Katari, i kanë vënë sytë një klubi që ata e shohin si ‘xhevahiri i futbollit’.

Ata do të bëjnë një ofertë për United në ditët në vijim, përpara afatit të mesit të shkurtit të vendosur nga Glazers, dhe janë të bindur se oferta e tyre do ta mposhtë konkurrencën.

Pronarët e United po kërkojnë më shumë se 6 miliardë euro për klubin, dhe ekziston mundësia e një fature tjetër të madhe për të renovuar “Old Trafford”, ose për të rrëzuar vendin ikonik e për të ndërtuar një objekt të ri më të avancuar. Një projekt i tillë mund të kushtojë më shumë se 2 miliardë euro, por kjo nuk do të ishte problem për grupin e Katarit.

Angazhimi i tifozëve është në qendër të ofertës së tyre dhe ata mund të kërkojnë pikëpamjet e mbështetësve për të ardhmen e stadiumit.

Një pengesë e mundshme është pronësia e Paris Saint-Germain nga Katar Sports Investments. Një ent nuk mund të zotërojë dy klube në të njëjtën garë dhe United e PSG mund të takohen në Evropë.

Related posts

Çfarë flitet për Casillasin? – Kreu

admin

Egnatia, mësohen çmimet e biletave për Inter-in

admin

Mentor Ajeti kërkon falje publike për gabimin në ndeshjen KF Dukagjini – FC Prishtina

admin

Leave a Comment