Emocionet drithëruese të finales së madhe të Katarit, mes Francës dhe Argjentinës janë ende të freskëta në memorien e futbolldashësve, me Kombëtaren “albiceleste” që arriti të triumfonte mbi francezët.
Radhën tanimë e ka Kupa e Botës 2026, me garën që do të zhvillohet në periudhën 8 qershor – 3 korrik dhe të shtrihet në 3 shtete, Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e kthyer këtë garë të ardhshëm si të fundit të përcaktuar, me FIFA-n që ka nisur të marrë kërkesa për organizimin e eventit më madhështor të futbollit.
Kërkesa e parë ka ardhur nga Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili, shtete këto që janë bërë bashkë për të krijuar një risi, zhvillimin e një Kupe Bote për herë të parë në 4 shtete të ndryshme.
Gjithashtu, kujtojmë se viti 2030 do të përmbushë plot 100 vjet, që nga edicioni i parë i Kupës së Botës, edicion ky që u zhvilluar në Uruguai dhe u fitua po nga vendasit me rezultatin 4:2 ndaj Argjentinës.