SPORT

Nistelrooy kritikon Gakpon, tregon kush ndikoi në zgjedhjen e tij

Ruud van Nistelrooy, ish-sulmuesi i PSV, Manchester Unitedit ka folur së fundmi mbi vendimin e Gakpo, me këtë të fundit që zgjodhi transferimin te Liverpool edhe pse kishte muaj që bisedonte me drejtuesit e Manchester  United.

Për van Nistelrooy lëvizja e Gakpo ishte disi e nxituar, pasi ai beson se tek United do të bënte më mirë dhe për më tepër, kriza e Liverpool do të ndikojë shumë te holandezi.

“Me aq sa di unë, Gakpo gjithmonë ka ëndërruar të luajë te Manchester United dhe ai ishte në bisedime me Erik ten Hag që nga muaji gusht. Unë gjithashtu doja që ai të luante për United, por klubi nuk bëri ofertë në janar. Kur dëgjova për Liverpool, unë diskutova me të dhe i thashë të presë deri në verë. Gakpo në ditët e fundit bisedoi me Van Dijk dhe ai e bindi. Manchester United është një klub që gjithmonë ka besuar te lojtarët e rinj dhe aty Gakpo do të gjente habitatin e duhur për t’u rritur, sidomos kur në skuadër sot janë mesfushorë si Fernandes apo Casemiro, por tani gjërat janë ndryshe. Liverpool nuk po kalon një sezon të mirë dhe kjo lë pasoja, sepse e di shumë mirë dhe të gjithë do të preken”,  tha holandezi.

Cody Gakpo deri më tani ka luajtur gjashtë ndeshje me Liverpool edhe ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa në janar mbylli aventurën me PSV, skuadër me të cilën luajti 159 ndeshje dhe realizoi 55 gola.

Related posts

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka zbuluar detaje rreth situatës që lidhet me stadiumin “Adem Jashari”

admin

Wanda Nara provokon fort fansat (FOTO)

admin

Bornemouth – Manchester City, formacionet zyrtare

admin

Leave a Comment