BOTA

OBSH jep shifra të frikshme: Viktimat nga tërmeti mund të kalojnë mbi 20 mijë

Përballë një skene dramatike të paprecedentë, komuniteti ndërkombëtar është spektator, teksa Recep Tayyip Erdoğan shpalli rritjen e listës së zezë të viktimave dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca të vendit të tij.

Me peisazhin e shkatërrimit që shkakton trishtim global, shpëtimtarët ende po bëjnë një betejë titanike në rrënoja me shpresën për të rritur numrin e të gjallëve, teksa shumica e vendeve po deklarojnë mbështetjen e tyre praktike për Turqinë.

Shkatërrimi i shkollave, objekteve mjekësore dhe spitaleve do të rezultojnë në një numër të konsiderueshëm të vdekjeve të fëmijëve”, shkroi Reuters.

Ende ka një luftë për numrin e saktë të viktimave, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që ka paralajmëruar më herët për një rritje të konsiderueshme në orët e ardhshme që mund të arrijë në 20 mijë të vdekur.

Një tërmet me intensitet të ngjashëm në vitin 1999 në Turqi kishte vrarë, të paktën 17 mijë njerëz.

Vetëm në Hataj janë shkatërruar më shumë se 1200 ndërtesa, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Faretin Koca.

Qeveria shpalli një “gadishmëri të nivelit 4” pas tërmetit duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare, por nuk deklaroi gjendjen më të lartë të alarmit që do të çonte në një mobilizim masiv të ushtrisë, shkruan Reuters.

Related posts

Bankat kineze mbështesin me miliarda Rusinë

admin

U sëmur në festival, ndërron jetë fëmija në Britani

admin

3.5 milionë njerëz protestuan kundër reformës franceze të pensioneve

admin

Leave a Comment