Kryetari Ahmeti e ka falenderuar ministrin Lipavský për angazhimin e tij si dhe kontributin e Republikës Çeke në procesin e hapjes së bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, ndërsa marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë cilësuar si miqësore dhe bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë për të çuar përpara agjendën e përbashkët.
Në takim, kryetari Ahmeti dhe Lipavský biseduan edhe për situatën politike në vend dhe rajon, procesin e skriningut, rrugën drejt integrimit në BE, krizën energjetike, reformat si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se është vendimtare që procesi i ndryshimeve kushtetuese të përfundojë sa më shpejtë, për të eliminuar vonesat që i janë bërë vendit dhe qytetarëve, ndërsa Lipavski shtoi se përshpejtimi i integrimit europian është në dobi të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, duke rikonfirmuar qëndrimin çek se Ballkani Perëndimor është pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e familjes europiane.
Kryetari Ahmeti tha se ky proces duhet të realizohet me ndihmën edhe të Brukselit dhe Uashingtonit siç i kemi realizuar edhe të gjitha çështjet e tjera deri sot. Ahmeti theksoi se vendi del fitimtar nga ky proces siç doli fitimtar me anëtarësimin në NATO dhe që asgjë e keqe nuk do t’i ndodh vendit tonë.