AKTUALE

Sonte ose nesër ASH vendos për hyrje në Qeveri, Taravari pranon marrëveshjen për shumicën e gjërave

Janë duke përfunduar bisedimet për hyrjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, ndërkaq sot ose më së voni nesër zyrtarisht do të dihet dhe epilogu i tyre. Këtë sot e deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari i cili shpreson se bisedimet do të mbarojnë deri nesër pas çka përfundimisht do të dihet nëse ASH do të jetë pjesë e Qeverisë ose do të mbetet në opozitë, njofton Portalb.mk.
Duke folur për bisedimet me përfaqësuesit qeveritar, Taravari theksoi se shumica e çështjeve janë mbyllur dhe se janë marrë vesh për shumicën e pikave.
Megjithatë, theksoi se ende po bisedohet për ndarjen e resorëve dhe ministrive të cilët do t’i ndahen ASH-së gjatë hyrjes eventuale në Qeveri.
Për këtë çështje, sipas tij, ende po udhëhiqen konsultime ndërpartiake të partnerëve të koalicionit qeveritar dhe për atë, siç theksoi, nuk është korrekte që të flitet për këtë gjë për momentin.
“Gjithçka do të jetë e qartë deri nesër, por do t’i presim konsultimet që vijojnë mes grupeve punuese të partive nga shumica qeveritare”, tha Taravari.
Ndryshe, ASH në periudhën e kaluar është duke zhvilluar bisedime me qëllim që t’i bashkohet shumicës parlamentare, për çka me 31 janar u takua edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Më 24 dhjetor të vitit 2022, Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi paraprakisht dha dorëheqje Ziadin Sela, për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës.

Banner

Related posts

Kovaçevski: I pakënaqur nga disa funksionarë të BDI-së – kur Grubi luajti futboll në zyrë, qytetarët menduan se asgjë nuk punohet

Gjyla Halili

Aktualisht vetëm VMRO me një femër si bartëse liste, partitë shqiptare anashkalojnë femrat

Gjyla Halili

Abuzimet me pensionet invalidore në RMV, dhjetë persona në paraburgim, pesë të tjerë në arrest shtëpiak

Gjyla Halili

Leave a Comment