AKTUALE

MPJ njofton: Shtetasit e Maqedonisë janë larguar nga zona e goditur nga tërmeti

Banner

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në zonën e goditur nga tërmeti (tetë studentë dhe mentori/mësimdhënësi i tyre, të cilët qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”), janë larguar nga zona e prekur nga tërmeti dhe janë rrugës për në Ankara.

“Në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, me dy automjete, studentët do të mbërrijnë në kryeqytetin turk gjatë ditës. Prej këtu studentët do të drejtohen për në Stamboll, ku ofrohet akomodim i përkohshëm, deri në nisjen e tyre për në vend, që është planifikuar të bëhet gjatë ditës së nesërme. Mes tyre janë edhe dy nxënësit e lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Jashtme nga ku theksojnë dhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, +38975273732.

Banner

Related posts

Jo çdo kush merr pjesë me vullnet të plotë në tubime, detyrimet të ndalen!

Gjyla Halili

Trump: Richard Grenellin ambasador i mundshëm i SHBA-së në OKB

Gjyla Halili

Grubi : Vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë

Gjyla Halili

Leave a Comment