AKTUALE

ALI AHMETI, GËZUAR 24 VJETORIN E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

E kemi thënë edhe herëve të tjera dhe e përsërisim me bindje të plotë edhe sot në 24 vjetor, se BDI nuk është thjesht një subjekt politik i radhës në hapësirën shqiptare!
BDI është vazhdimësi e një rruge të gjatë sakrificash, përpjekjesh dhe idealizmi kombëtar, parti e lindur nga një periudhë vendimtare e historisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe e ngritur mbi themelet e luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, aspiratave për liri, barazi, dinjitet dhe përfaqësim të denjë politik të popullit shqiptar!

Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm të saj, me respekt e mirënjohje të veçantë, i drejtohemi themeluesit e udhëheqësit historik të saj, birit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetit, personalitetit që lidhi luftën me paqen, idealin me veprimin dhe sakrificën me ndërtimin e institucioneve politike shqiptare!

BDI-ja u formësua në një kohë sfidash të mëdha dhe përgjatë gjithë rrugëtimit të saj u bë një prej faktorëve më të rëndësishëm të jetës politike në Maqedoninë e Veriut!

BDI u rrit dhe u forcua nën drejtimin e Udhëheqësit Ali Ahmeti, duke u shndërruar në një adresë të rëndësishme politike për shqiptarët dhe në një faktor të pashmangshëm të proceseve shtetformuese, demokratike dhe integruese në Maqedoninë e Veriut!

Ali Ahmeti mbetet një nga figurat më përfaqësuese të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!

Rruga e tij politike dhe kombëtare është e lidhur ngushtë me përpjekjet për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve, për forcimin e pozitës së tyre kushtetuese dhe për garantimin e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në jetën institucionale të shtetit!

Nën udhëheqjen e Udhëheqësit Ali Ahmeti, BDI ka qenë pjesë e proceseve më të rëndësishme politike që kanë shënuar dekadat e fundit, duke kontribuar në avancimin e të drejtave kombëtare, në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe në orientimin e qartë euroatlantik të Maqedonisë së Veriut!

Një nga meritat më të mëdha të Ali Ahmetit në BDI është këmbëngulja e Tij për të ruajtur kursin strategjik të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneritetin me botën euroatlantike!

Ali Ahmeti ka qenë ndër zërat më të vendosur që e kanë parë të ardhmen e shqiptarëve dhe të rajonit të lidhur me integrimet euroatlantike, me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian!

Në rrugëtimin e saj shumëvjeçar, BDI ka kaluar sprova, sfida dhe beteja politike, por ka ruajtur identitetin e saj politik dhe ka mbetur një forcë me ndikim të padiskutueshëm në jetën publike!

Kjo qëndrueshmëri e BDI-së, lidhet ngushtë me strukturën e saj organizative, me mbështetjen qytetare dhe me vizionin afatgjatë të udhëheqjes së saj!

Sot, kur kujtohet rruga e përshkuar, vlerësohen jo vetëm rezultatet politike, por edhe përkushtimi i mijëra aktivistëve, veprimtarëve dhe mbështetësve që për vite me radhë kanë kontribuar në forcimin dhe konsolidimin e BDI-së!

Për shumë qytetarë shqiptar, BDI-ja përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të organizimit politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Udhëheqësi Ali Ahmeti mbetet figura qendrore që ka vulosur historinë dhe identitetin e saj politik!

I dashur dhe shumë i respektuar Ali Ahmeti,

Në këtë përvjetor të BDI-së, Ju përcjellim urimet më të përzemërta për shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në veprimtarinë Tuaj politike e kombëtare në BDI!

Njëkohësisht, përmes Jush, urojmë të gjithë anëtarët, aktivistët, simpatizantët dhe mbështetësit e Bashkimit Demokratik për Integrim!

Qoftë i begatë rrugëtimi i mëtejmë i BDI-së dhe i suksesshëm angazhimi i saj në shërbim të qytetarëve, të barazisë, të demokracisë dhe të së ardhmes euroatlantike!

Ali Ahmeti, Ty dhe të gjithë antarëve dhe simpatizantëve, urime përvjetori i 24-ët të Bashkimit Demokratik për Integrim!

Gëzuar🇦🇱🥂

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 5 Qershor 2026!

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI SEKRETARIN E PARË TË AMBASADËS SË SHQIPËRISË, Z. ALDO KELMENTI

Gjyla Halili

Mexhiti: Me “One Stop Shop” nisim një histori të re bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Gjyla Halili

Osmani, Mickoskit: Nuk kam negociuar për identitetin maqedonas, por për identitetin evropian të maqedonasve dhe shqiptarëve

Gjyla Halili