KOSOVË

Vuçiqi njofton për takimin me Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçakun. Kur them e hapur, këtë e mendoj vërtetë. Më keni kuptuar të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme, Lajçak ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Ai ka zhvilluar një drekë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Në anën tjetër, Lajçak tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

Related posts

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Gjyla Halili

“Për shkak të tij, po jetoj një përrallë”/ Kiara poston fotot e para të kurorëzimit me Luizin

admin

PDK i quan fushatë përndjekjeje aksionet e Speciales, kërkon që të ndalen

Gjyla Halili

Leave a Comment