BOTA

Liderët botërorë premtojnë mbështetje për Turqinë dhe Sirinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar ngushëllime dhe ka premtuar ndihmë si për Turqinë ashtu edhe për Sirinë pas tërmeteve të sotëm që kanë vrarë më shumë se 1900 persona.

Putin i tha presidentit sirian Bashar al-Assad se Rusia do të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

“Ne shpresojmë për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer ndikimin e kësaj fatkeqësie natyrore,”

Ndërsa në një mesazh drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Putin i kërkoi atij të “përcillte fjalë ngushëllimi dhe mbështetjeje të sinqertë” për familjet e viktimave dhe tha se Rusia ishte “e gatshme të ofrojë ndihmën e kërkuar”.

Të paktën 430 njerëz vdiqën dhe 1,315 u plagosën në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.

Siria u përfshi në luftë civile në vitin 2011, e cila la gjysmë milioni njerëz të vdekur dhe shkaktoi një krizë të qëndrueshme humanitare.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se është thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve atje.

Ai gjithashtu u zotua të ofrojë ndihmë për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për Presidentin e Turqisë Erdogan dhe për familjet e viktimave.

Ai shtoi se Ukraina ishte e gatshme të ofronte ndihmë “për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë”, raporton BBC.

Banner

Related posts

Iu afrua një vajze të vogël për ta puthur por e tremb, bëhet virale video e presidentit Biden

admin

15 të vdekur, 36 të plagosur në tragjedinë e autobusit të emigrantëve në Meksikë (fotot)

admin

Kryediplomati i ri i Kinës do të vizitojë Rusinë ndërsa tensionet me SHBA-në rriten

admin

Leave a Comment