SHQIPËRI

Zgjedhjet, “hakerat nuk u prekin”! Nënkomisionerja e zgjedhjeve: Sistemi i numërimit është i mbyllur

Afrimi  i periudhës zgjedhore ka ngjallur interesin jo vetëm  të partive politike pjesëmarrëse ne proces, por edhe të një aktori të ri.

Hackerat ketë mëngjes  njoftuan  se kanë në dorë  listën e zgjedhësve duke dhënë sinjalin e parë se beteja për   pushtetit vendor ka edhe vëmendjen e tyre.

Por, për nënkomisioneren e KQZ Lealba Pelinku  rreziku i ndërhyrjes në sistem nuk ekziston pasi pajisjet  që do mundësojnë teknologjinë në zgjedhje nuk janë të lidhura me rrjete te jashtë.

“Nuk ka analogji me çfarë kemi pare qe ka ndodhur me sulmet ne sisteme te ndryshme,  pasi sistemi mbetet i mbyllur. Pra kemi një sistem qe nuk ka komunikim elektronik me jashtë, flas për votimin dhe numërimin elektronik, kështu qe ky problem sa i takon ditës se zgjedhjeve dhe raportimit te te dhënave nuk ekziston  ndaj zgjedhësit duhet te jene te sigurt sa i takon sigurisë kibernetike dhe integritetit te procesit. “- tha Lealba Pelinku.

Risi këtë vit do jetë transmetimi i  pjesëmarrjes  nga qendrat e votimit  në kohë reale çdo një orë falë pajisjeve të identifikimit biometrik. Por as në këto pajisje,  manipuluesit zgjedhor nuk u lihet shteg të fusin duart ne proces.

“Kemi të bëjmë me një transmetim vetëm me një kah, pra vetëm dalës për një periudhe shume te shkurtet 1 deri 2 sekonda gjë e cila ne fakt nuk cenon absolutisht  sigurinë kibernetike te pajisjeve pasi kemi te bëjmë vetëm me informacion dalës portat hyrëse të pajisjes mbeten te mbyllura dhe gjithsesi informacioni qe mbajnë këto pajisje është i inkriptuar.”- tha Lealba Pelinku.

Gjetja e operatoreve të cilët do vendosin në punë pajisjet identifikuese  në zona  të thella malore apo në  Bashkitë Finiq dhe Dropull vijon të mbetet problem për shkak  të largimit të të rinjve, të cilët aksesojnë me shpejt teknologjinë.


Top Channel

Related posts

Berisha: Betohemi se mocionin do e bëjmë në Surrel, do shkojmë atje ku struket Rama

admin

Gazetarja e NYT: WOW, KE-ja ndëshkon Kosovën edhe pse KFOR-i u plagos me armë serbe

admin

Balluku në Kuvend: Aeroporti i Mynihut vendosi marrjen përsipër të operacioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

admin

Leave a Comment