AKTUALE

Formohet Këshilli Iniciues i Forumit Shqiptar për Ulqin dhe Tivar, koordinator deputeti Artan Çobi

Është formuar Këshilli Iniciues i Forumit Shqiptar në Komunën e Ulqinit, i cili do të përfshijë zonat e Ulqinit, Anës së Malit, Tivarit dhe Krajës. Koordinator i këtij këshilli është caktuar deputeti Artan Çobi.

Formimi i Këshillit Iniciues paraqet hapin e parë drejt konstituimit të Këshillit Lokal të Forumit Shqiptar në Ulqin dhe synon konsolidimin e mëtejshëm të strukturave politike, si dhe zgjerimin e veprimtarisë së këtij subjekti në trevat shqiptare në Mal të Zi.

Forumi Shqiptar, i cili aktualisht përfaqësohet në Kuvendin Komunal të Ulqinit me dy këshilltarë, po hyn në një fazë të re të zhvillimit organizativ dhe politik. Bashkimi i subjekteve politike që më parë ishin pjesë e koalicionit të Forumit Shqiptar në një subjekt të vetëm politik konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt unifikimit dhe forcimit të përfaqësimit politik shqiptar.

Sipas komunikatës, Forumi Shqiptar synon të jetë një subjekt politik gjithëpërfshirës, që bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat ku ata janë autoktonë në Mal të Zi, me qëllim krijimin e një përfaqësimi më të fuqishëm, të unifikuar dhe dinjitoz në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Me këtë rast, Këshilli Iniciues u ka bërë thirrje qytetarëve të Ulqinit, veçanërisht të rinjve dhe të rejave, që t’i bashkohen këtij organizimi dhe të kontribuojnë me ide, energji dhe angazhim në zhvillimin e Ulqinit dhe në forcimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.
Këshilli Iniciues i Forumit Shqiptar – Ulqin
Koordinator: Artan Çobi

Ja postimi plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Formohet Këshilli Iniciues i Forumit Shqiptar për Ulqin dhe Tivar, hapi i parë drejt konstituimit të Këshillit Lokal Ulqin – Tivar.

Me synimin e konsolidimit të mëtejshëm dhe forcimit të veprimtarisë politike në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, është formuar Këshilli Iniciues i Forumit Shqiptar në Komunën e Ulqinit per zonat: Ulqin,Anë e Malit, Tivar dhe Krajë me koordinator deputetin Artan Çobi. Ky organizim vjen si një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm drejt themelimit të shpejtë të Këshillit Lokal të Forumit Shqiptar në Ulqin, duke zgjeruar dhe strukturuar bazën tonë politike në këtë komunë.

Forumi Shqiptar, i cili aktualisht është i përfaqësuar dhe aktiv në parlamentin lokal të Ulqinit me dy këshilltarë, po hyn në një fazë të re zhvillimi. Me bashkimin e subjekteve politike që kanë qenë pjesë e koalicionit të Forumit Shqiptar në një subjekt të vetëm politik, ky formacion po formësohet, po konsolidohet dhe po rritet dita-ditës.

Si i vetmi subjekt politik unifikues që bashkon shqiptarët nga çdo krahinë ku jemi autoktonë në Mal të Zi, Forumi Shqiptar synon një përfaqësim sa më të fortë, të unifikuar dhe dinjitoz në çdo nivel vendimmarrjeje.

Këshilli Iniciues i bën ftesë të hapur të gjithë qytetarëve, e në veçanti të rinjve dhe të rejave të Ulqinit, që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.

Forumi Shqiptar mbetet plotësisht i hapur për energji të reja, ide dhe kuadro që dëshirojnë t’i bashkohen këtij subjekti për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e Ulqinit dhe në forcimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Këshilli Iniciues i Forumit Shqiptar – Ulqin Koordinator : Artan Çobi

Banner

Related posts

Isaku: Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani mundëson arritjen e një qëllimi strategjik për anëtarësimin e shpejtë të RMV-së në BE

Gjyla Halili

DELEGACIONI I LARTË I RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së QËNDROI PËR VIZITË NË MYFTININË E BFI – TETOVË

Gjyla Halili

Intervista në Politika FAST me këshilltarin e BDI-së në Komunën e Tetovës, Liridon Disha

Gjyla Halili