AKTUALE

Me ftesë të ambasadorit shqiptar, Ali Ahmeti merr pjesë në festën e 28 Nëntorit në Bern të Zvicrës

Në Bern të Zvicrës, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar.

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ahmeti ishte pjesë e kësaj ngjarjeje festive, e cila shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Me këtë rast, Ali Ahmeti përcolli urimet për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të madhe kombëtare.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!

Ja postimi plotë:

Sonte në Bern të Zvicrës, pata kënaqësinë që, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Zvicër, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Madhe Kombëtare, 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar.

Gëzuar 28 Nëntorin, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!

Banner

Related posts

Biznesmeni nga Vushtrria, Shaip Mikullovci, e blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro

Gjyla Halili

Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin: LDK-ja nuk do të rrijë duarkryq

admin

Faton Ahmeti: Rreziku nga Opozita

Gjyla Halili