AKTUALE

BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi!

Bashkimi Demokratik për Integrim ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Në prag të kësaj feste të madhe, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër, kudo që ndodhen, ta festojnë 28 Nëntorin me dinjitet, krenari dhe në frymën e vlerave tona kombëtare.

Në të njëjtën kohë, apelojmë që të mos biem pre e asnjë provokimi, nxitjeje apo skenari të mundshëm nga qarqe të caktuara, të cilat mund të synojnë të krijojnë tensione dhe të zbehin madhështinë e kësaj dite. Çdo përpjekje për ta shndërruar festën tonë kombëtare në burim tensionesh duhet të marrë përgjigjen tonë përmes maturisë, dinjitetit dhe unitetit.

Theksojmë se flamuri kombëtar shqiptar gëzon mbrojtje ligjore, si në përdorimin privat nga qytetarët, ashtu edhe në përdorimin zyrtar nga vetë institucionet, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ka kaluar koha kur regjimet e mëhershme i ndëshkonin shqiptarët vetëm pse mbanin dhe përdornin flamurin e tyre kombëtar. Ajo kohë i takon së kaluarës dhe nuk guxon të përsëritet në asnjë rrethanë. Respektimi i identitetit dhe simboleve kombëtare është pjesë e pandashme e barazisë dhe dinjitetit të qytetarëve.

28 Nëntori nuk është provokim për askënd. Është histori, identitet, gjuhë, flamur dhe krenari kombëtare. Festimi i tij është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme e çdo shqiptari.

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve, të parandalojnë çdo veprim që mund të cenojë rendin dhe qetësinë publike dhe të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjithë.

Flamuri ynë meriton të valojë me krenari, ndërsa 28 Nëntori të festohet me dinjitet, pa frikë dhe pa provokime.

Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni

Banner

Related posts

Pas Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

admin

Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

Gjyla Halili

Bisedimet për Qeverinë e re, Misajlovski: Procesi do të jetë transparent

Gjyla Halili