AKTUALE

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

Gjysmëkryetari i VLEN-it, në konferencën e sotme për media, pranoi turpin dhe konfirmoi pikërisht atë që Bashkimi Demokratik për Integrim e thekson vazhdimisht: Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe.

Nëse sot mbahen provime profesionale në gjuhën shqipe, duke u bazuar pikërisht në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në Amendamentin V të Kushtetutës, i cili e përcakton shqipen si gjuhë zyrtare, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë: pse e njëjta bazë ligjore dhe kushtetuese të mos vlejë edhe për provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore?

Sot u dëshmua edhe një herë se gjuha shqipe ka bazë të qartë ligjore dhe kushtetuese për këtë të drejtë. Problemi nuk është te mungesa e ligjit, por te mungesa e vullnetit dhe kapacitetit të kësaj garniture qeverisëse, e cila pa legjitimitet politik nuk arrin as ta zbatojë ligjin.

Këtë e ka konstatuar qartë edhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve e rregullon këtë çështje dhe se dispozitat e tij duhet të zbatohen.

Pra, qëndrimi ynë është i qartë: Ligji ekziston, ligji e garanton të drejtën dhe ai obligon. Detyra e qeverisë dhe institucioneve është që ta zbatojnë ligjin. Nëse nuk e zbatoni, do të keni përgjegjësi juridike dhe kombëtare. Kjo e fundit do t’ju përcjellë gjatë gjithë jetës tuaj.

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë shumicën në Këshillin e Qytetit të Shkupit, LSDM ka shtatë këshilltarë më pak se në zgjedhjet e kaluara

Gjyla Halili

Në Gjykatën penale duhet të fillojë gjykimi për aksidentin e trafikut në të cilin jetën e humbi Frosina Kulakova

Gjyla Halili

Janë akredituar 1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili